Sot Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në prezencë të Michel Tarran (Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri), Ruth Huber (Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri) dhe Silvio Gonzato (Ambasador i BE-së në Shqipëri), prezanton portalin e ri qeveritar e-legjislacioni.
Spiropali e cilësoi këtë platformë më shumë se thjesht një sistem, apo program kompjuteri. Për kryeparlamentaren, e-legjislacion, shënon një hap të ri të afrimit të qytetarit me jetën politike.

“Për të vënë teknologjinë në funksion të demokracisë”, u shpreh Spiropali.

“E-Legjislacioni është më tepër se një program kompjuterik. Është zbatimi i një vizioni të ri për një process ligjvënës më cilësor, më efektiv, më të hapur, më të aksesueshëm nga publiku dhe më të besueshëm. Po hedhim një hap të ri, për të afruar qytetarët me Kuvendin. Për të ndërtuar ura komunikimi ndërmjet institucioneve dhe për të vendosur teknologjinë në funksion të demokracisë”, tha ajo.

Funksioni i kësaj platforme është transparenca e ligjeve tek qytetarët, grupet interesit, organizatat civile, por dhe aktorëve të tjerë. Në këtë mënyrë, platforma do shërbejë për prezencën e qytetarëve në krijimin e akteve ligjore, që nga faza e hartimit e deri tek miratimi i tyre në Parlament, siç shpjegon kryetarja e Kuvendit.

“Për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë, do të kemi akte ligjore të konsoliduara, që përmbajnë të gjitha ndryshimet ndër vite në një version të vetëm e me qasje për të gjithë. Kjo do të mbështetet nga një proces i avancuar kërkimor, përmes mega datave të shënjuara, sipas standardeve më të sofistikuara ndërkombëtare për hartimin e dokumenteve ligjore.

Ndërlidhja institucionale ndërmjet qeverisë, Kuvendit, Presidencës, qendrës së publikimit të Fletores Zyrtare dhe informacioneve e institucioneve të tjera, do të sigurojë transferim uniformë dhe të sigurt të dokumenteve.

Përveç tjerash, do të sigurojë një proces cilësor të transparencës, duke u krijuar mundësinë qyterarëve, grupeve të interesit, vëzhguesve të jetës parlamentare, medias dhe studiuesve të ndjekin historikun e plotë të hartimit të një akti ligjor, që nga propozimi i tij, diskutimet, amendimet, deri në formën përfundimtare e cila miratohet në Kuvend”, tha ajo.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E FUNDIT PËR PASTËRTINË E UJËRAVE NATYRORË
Artikulli tjetërSHKENCËTARËT ZBULOJNË MBETJET E KONTINENTIT TË HUMBUR