Drejtuesja politike e PS në Shkodër Elisa Spiropali, njëkohësh Ministre e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin pas një mbledhje me Asamblenë e PS Shkodër deklaroi se në Shqipëri nuk ka asnjë diskutim për zgjedhje të parakohshme.

Spiropali duke folur për kaosin e krijuar në Parlament nga opozita u shpreh se ajo është një rrugë pa krye dhe se radikalizmi nuk është zgjidhje. Minisrja i bëri thirrje deputetëve të Bashës dhe të Berishës që të bashkohen.

Reforma Zgjedhore pavarësisht kalimit të afateve që ka deklaruar KQZ, nuk do të dështojë tha Spiropali dhe do jetë e gatshme përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS, Spiropali la porosi që socialistët e Shkodrës të jenë sa më aktiv duke qenë se zgjedhjet Parlamentare po afrojnë gjithnjë e më shumë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDETAJE TË REJA NGA PLAGOSJA NË KOPLIK
Artikulli tjetërSPIROPALI: NDRYSHIMI I SHKODRËS PA DALLIME PARTIAKE