Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit z. Khaled El-Enany, ish Ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të UNESCO-s.

Znj. Spiropali dhe z. El-Enany diskutuan mbi rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të vlerave të përbashkëta dhe trashëgimisë historike e kulturore, pjesë e thesareve tona kombëtare, si edhe bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe kulturës, si një rrugë e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit mes Shqipërisë dhe Egjiptit.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË SPITALIN E PUKËS SHTETASI SLLOVAK QË U AKSIDENTUA NË FUSHË ARRËZ
Artikulli tjetërAMBASADA E SHBA NË TIRANË APEL QYTETARËVE