Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit reporterin e Parlamentin Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Spiropali e informoi reporterin Schieder mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, securinë e negociatave për grup-kapitujt I dhe VI dhe përgatitjet për hapjen e tyre për grup-kapitujt e tjerë.

“Ne po fuqizojmë lidershipin e Kuvendit në garantimin e legjitimitetit demokratik, gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit. Konsensusi kombëtar mbi anëtarësimin në BE është një faktor nxitës për shpejtimin e ritmeve drejt familjes europiane.

Ambicja jonë për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 po mbështetet nga rezultatet e dukshme në avancimin e reformave, luftën kundër korrupsionit e pandëshkueshmërisë, fuqizimin e institucioneve demokratike dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.”, nënvizoi Spiropali.

Artikulli paraprakBASHA MOHON SE ËSHTË PËRFSHIRË NË AKSIDENT, REAGIMI I RAMËS
Artikulli tjetërKRIJIMI I BANKËS SHTETËRORE PËR ZHVILLIM, KUNDËRSHTITË MES TABAKUT DHE BERISHËS