Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka pritur sot në ambientet e Kuvendit Ambasadorin e Kosovës, z. Skënder Durmishi.

Në këtë takim u diskutua për Kosovën si një prioritet kombëtar për Shqipërinë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.

U theksua roli i Shqipërisë si një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe rëndësia e kontributit të përbashkët të të dy kuvendeve në proceset integruese euroatlantike.

Artikulli paraprak“MBI 90% E VRASJEVE PA AUTOR”/ SALIANJI REAGON PËR NGJARJET KRIMINALE
Artikulli tjetërNDESHJA HAPËSE NË LIGËN E KOMBEVE, SYLVINHO: UKRAINA DHE GRUPI TË FORTË