Operatorëve të ambulancave në Los Angeles, Kaliforni, u është dhënë urdhër i prerë: të transportohen në spital vetëm ata që kanë shanse të mbijetojnë.

Urdhëri vjen pas kolapsit që po kalon ky shtet dhe gjithë SHBA-të si pasojë e numrit të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19, shkruan TGCom.

Rajoni në fjalë rrezikon të arrijë në 1 mijë vdekje në ditë, ndërsa spitalet janë thuajse në kolaps.

Një gjë të tillë kishte bërë edhe shteti I New York në muajin prill.

Nga nisja e pandemisë, SHBA janë shteti më i goditur nga Koronavirusi me 21,579,641 të infektuar dhe mbi 360 mijë viktima.