Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka zhvilluar një vizitë në Shkodër, ku ka inspektuar nga afër Spitalin Rajonal dhe është takuar me mjekët e këtij institucioni. Në fokus të vizitës kanë qenë kapacitetet e spitalit, shërbimet që ofrohen për pacientët dhe nevoja për forcimin e mëtejshëm të kujdesit shëndetësor në veri të vendit.
Gjatë takimit me mjekët është diskutuar edhe zhvillimi i mëtejshëm i Spitalit Rajonal të Shkodrës, me synimin për ta afruar atë drejt një profili universitar.

Kapacitetet e konsoliduara dhe shërbimet e specializuara që ofrohen në këtë strukturë krijojnë mundësi për zgjerimin e mëtejshëm të aktivitetit dhe ofrimin e trajtimeve të specializuara pranë vendbanimit të pacientëve. Përfaqësuesit e shëndetësisë kanë vënë theksin te vijimi i investimeve në kapacitete, shërbime dhe burime njerëzore, me synimin për forcimin e rolit të spitalit si një qendër e rëndësishme shëndetësore për veriun.

Në përfundim të vizitës, fokusi mbetet te konsolidimi i shërbimeve dhe krijimi i kushteve për një kujdes shëndetësor më të specializuar në Shkodër. Ndërkohë, në kuadër të forcimit të shërbimeve shëndetësore në veri, pjesë e këtij procesi është edhe Spitali Rajonal i Lezhës.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMUÇAJ: HEKURUDHA TIRANË-DURRËS DHE LIDHJA ME RINASIN, FUNKSIONALE BRENDA VITIT 2027
Artikulli tjetërRESHJET, KUB MONITORON SITUATËN NË TERREN