PO VUAJMË GJENDJEN E RRËNUAR NË TË CILËN E GJETËM SPITALIN. Deklarata e PD per gjendjen e mjeruar te spitalit rajonal te shkodres dhe per mungesen e theksuar te aparaturave, medikamenteve,autoambulancave etj,

spitali rajonal I shkodres I eshte kunderpergjigjur duke shprehur zhgenjimin per kete deklarate dhe I kujton pd gjendjen e rrenuar ne te cilen e lane spitalin -Përveç se gjetëm një spital tërësisht jofunksional, i cili nuk kishte minimalisht as edhe një holl pritjeje për qytetarët, u desh që të përballeshim në kushtet e emergjencës me një borxh as më pak, dhe as më shumë, se plot 300 milion lekë. Gjetëm një spital të ri, të pa marrë në dorëzim dhe i dërguar për ndjekje penale, një cështje, e cila vijon të jetë ende e hapur për organet e drejtësisë. Një tjetër skandal që mbartëm nga paraardhësit e papërgjegjshëm, është edhe furnizimi me energji elektrike e ujë të pijshëm që përfitojnë në mënyrë të paligjshme dhe të papërgjegjshme nga Spitali Rajonal Shkodër të gjitha bizneset rreth e përqark tij, duke cënuar seriozisht cilësinë e shërbimit për pacientët e tij. Sqarojmë gjithashtu se Spitali ka 8 autoambulanca në efiçencë të plotë dhe vetëm në vitin 2014-2015 është shtuar numri i tyre me dy autoambulanca të reja, si dhe janë riparuar ato ekzistuese. Persa i përket Maternitetit, ndërtesa i është nënshtruar një rikonstruksioni të pjesshëm gjatë vitit 2014 dhe vazhdon sërish këtë vit pasi u gjet, siç e thamë, edhe më sipër, në një gjendje të mjerueshme. Ndërsa për aparatet respiratore dhe ato të anastezisë, sqarojme se në Spitalin Rajonal të Shkodrës, gjatë vitit 2014 janë kryer rreth 2600 ndërhyrje kirurgjikale të ndryshme, dhe është e vetëkuptushme se këto mund të kryhen vetëm me aparate që mund të funksionojnë. Ka qene kjo nje pjese e kunderpergjigjes se spitalit rajonal te shkodres per pd duke theksuar se puna per rilindjen e shendetesise vazhdon megjithese eshte nje rruge e mundimshme.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/hyZ7GNOvdo0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakFILMI DOKUMENTAR “74 KM” PREZANTOHET NË SHKODËR
Artikulli tjetërURA E BARDHAJVE, DEGRADIMI VAZHDON