Dy autoambulanca të reja, pjesë e flotës së autoambulancave të cilat mbërrritën në vendin tonë 2 javë më parë, nga dita e sotme janë vënë në funksion të Spitalit Rajonal të Shkodrës. Drejtori Ardian Dajti bëri të ditur se përmes përmirësimit të infrastrukturës është rritur edhe niveli I shërbimit ndaj pacientëve, sidomos në këtë periudhë të përhapjes së pandemisë.

Drejtori Dajti bëri të ditur se autoambulancat janë të plotësuara me të gjitha paisjet e nevojshme për t’I dhënë pacientëve ndihmën e parë mjekësore para mbërritjes në repartin e urgjencës.

Autoambulancat e reja janë vënë menjëherë në shërbim të spitalit duke I garantuar pacientëve transport të sigurtë dhe ndihmën e parë mjekësore për çdo rast urgjent, si për personat e infektuar me COVID-19 apo edhe ato të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera kronike.