Të gjitha operacionet kirurgjikale në spitalin rajonal të Shkodrës janë ndërprerë për shkak të rikonstruksionit që ka nisur në sallat e operacionit si një investim i qeverisë shqiptare. Në këtë mënyrë operacionet e planifikuara janë shtyrë nga spitali rajonal i Shkodrës bën të ditur drejtori rajonal i spitalit të Shkodrës Ardian Dajti.

Sipas këtij të fundit operacionet e thjeshta janë zhvendosur tek salla e urgjencës ndërsa për operacionet e tjera më të vështira pacientët mund t’i drejtohen spitalit në Tiranë në rast se është e pamundur për të pritur derisa të përfundojë rikonstruksioni.

Rikonstruksioni në sallat e operacionit në spitalin e Shkodrës mungon prej 20 vitesh ndaj ishte emergjente ky investim shprehet drejtori Dajti.

Pak ditë më parë në spitalin rajonal të Shkodrës ishte e pranishme edhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila bëri të ditur këtë investim në sallat e operacionit në këtë spital.