
Liqeni i Shkodrës mbetet ndër atraksionet kryesore turistike në rajonin e Shkodrës. Krahas bukurive natyrore liqeni i Shkodrës po ofron mundësi për turistët edhe për sporte ujore si dhe për kundrimin e shpendëve. Guidat turistike bëjnë të ditur se interesi i turistëve në krahasim me vitin e shkuar ka njohur rritje ku turistët spanjoll dhe Italian janë më të shumtit.
Për të apasionuarit e sporteve ujore, si hiking por edhe për vëzhgimin e shpendëve, ky liqen ofron kushtet e duhura për të provuar një eksperiencë të paharrueshme.
Me investimite e fundit në infrastrukturë ku u bë e mundur rikonstruksioni I rrugës në bregun perëndimorë, dhe me përfshirjen në UNESCO, liqeni I shkodrës dhe zonat përreth pritet të ketë një zhvillim të dukshem te turizmit.


