Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me publikimin e një spoti të kandidates për deputete të PS- së Shkodër, Edona Bilali.

Në një shënim në rrjetet e tij sociale Boçi shkruan:

“Thjesht, e turpshme! Simbol i degradimit deri në kalbëzim i keqqeverisjes 12 vjeçare të këtij vendi, identifikuar tek një përfaqësuese e Shkodrës, largimi i të cilës nga Kuvendi pas 11 majit 2025, është një lehtësim për shkodranët. Dinjiteti njerëzor nuk mund të nëpërkëmbët deri në këtë nivel!

Imazhi i të miturve nuk mund të shfrytëzohet për “një grusht vota”, të cilat nga sot, Shkodra ka një motiv më shumë për t’ ja refuzuar! “Bluzat e bardha” nuk mund të përçudnohen, as për “humor të zi”. Një motiv më shumë pse kjo lukuni babëzitëse, duhet dënuar me votën e shkodranëve e shqiptarëve me 11 maj 2025!”, përfundon shënimin e tij Boçi.

https://www.facebook.com/lucianobocipd/videos/2551841735155663/?__cft__[0]=AZXAlRMIa4ciAxayLWzLzbnpJWdfEUcHxe9hH2xQzNIoss02Dj0EZFM1MVcb1DOlXcvIuap0faHM-NTd4XEluFp89f039gkAN1F4NnSpFbbKTs-RBUKRlNMyRUORRO4JnHeHSTePykbgREq03mldGbb0PPZQ9PkaJ5uRj0Nq1DaN5dZQKeA_fqMGQIvxPwIFbeI9zTsJ_28WLA03SaKSJLYK&__tn__=%2CO%2CP-R

 

Artikulli paraprakTRUPI I PAPA FRANÇESKUT TRANSFEROHET SOT NË BAZILIKËN E SHËN PJETRIT, BESIMTARËT DO TË BËJNË HOMAZHE DERI TË PREMTEN
Artikulli tjetërSHQIPTARËT DHE DASHURIA PËR SHKOLLËN/ INSTAT: SHËRBIMET ARSIMORE KRYESUAN RRITJEN E SHPENZIMEVE TË FAMILJEVE NË PERIUDHËN 1995-2023