Vaksina ruse Sputnik V fillon prodhimin në kryeqytetin e Serbisë, Beograd. Nga nesër mbërrin substanca nga Rusia dhe Serbia fillon me dozat e vaksinës ruse.

Ministri në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar me inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, Nenad Popoviç ka garantuar se deri në fund të 2021 do të prodhohen 4 milion doza të Sputnik V vetëm në Beograd.

Ai sqaroi se kryesisht ato do të përdoren për nevojat e brendshme të Serbisë, por do të ketë përpjekje për ët ndihmuar edhe rajonin.

Shqipëria është një ndër vendet e rajonit që përdor vaksinën Sputnik V edhe pse ajo nuk është certifikuar ende nga EMA, autoriteti përgjegjës në BE.

Artikulli paraprakMANASTIRLIU TAKON HOMOLOGUN TURK KOCA: PLAN KONKRET PËR MODELIN E RI TË MENAXHIMIT SPITALOR, BASHKËPUNIM PËR SHËRBIMIN FARMACEUTIK
Artikulli tjetërSHQIPËRI-TURQI, KRERËT E DOGANAVE DISKUTOJNË PËR PROJEKTE TË PËRBASHKËTA