Seriali më i ndjekur ndonjëherë në Netflix, Squid Game vlerësohet të kapë vlerën e 900 milionë dollarëve, raporton Bloomberg News. Thrilleri me nëntë episode, në të cilin konkurrentët luajnë lojëra me pasoja vdekjeprurëse për të fituar miliona dollarë, u bë një hit ndërkombëtar kur filloi muajin e kaluar.

Kjo shifër është mbresëlënëse për faktin se seriali kushtoi vetëm rreth 29 milionë dollarë. Njerëzit kanë shpenzuar më shumë se 1.4 miliardë orë duke parë dramën distopike. Shifrat theksojnë se rreth 132 milionë njerëz shikuan të paktën dy minuta nga seriali në 23 ditët e para të saj.

Netflix vlerëson se 89 për qind e atyre që filluan Squid Game shikuan më shumë se një episod, ndërsa 66 për qind, ose 87 milionë shikues e ndoqën të gjithë serialin në 23 ditët e para. Aksionet në Netflix janë rritur në vlerë me gati shtatë për qind që nga debutimi i serialit në 17 Shtator.

Artikulli paraprakMISTERI I VDEKJES SË KATËR RUSËVE NË HOTELIN NË QERRET TË KAVAJËS
Artikulli tjetërE MOSHUARA DIPLOMOHET NË MOSHËN 85 VJEÇARE