Seriali i famshëm “Squid Game” është shpallur dhe zyrtarisht si shfaqja televizive më e ndjekur në botë, që platforma digjitale Netflix ka transmetuar ndonjëherë.

Transmetuesi tha të martën (12 tetor) se drama koreane është ndjekur nga 111 milionë përdorues, që nga premiera e saj e 17 shtatorit në mbarë botën, në harkun e vetëm 25 ditëve.

Kjo do të thotë se “Squid Game” është parë nga më shumë njerëz në muajin e saj të parë të publikimit, sesa seriali i mëparshëm numër 1, “Bridgerton”, të cilin Netflix tha se ishte renditur i pari, pasi e ndoqën 82 milionë shikues në 28 ditët e para të publikimit.

Të dhënat bazohen në numrin e llogarive, që shikuan serinë për të paktën dy minuta, metrikë standarde e Netflix për renditjen e titujve.

“Squid Game i dha Netflix më shumë besim se strategjia jonë globale po shkon drejt drejtimit të duhur,” tha Minyoung Kim, nënkryetar i Netflix për Korenë, Azinë Juglindore, Australinë dhe Zelandën e Re.

Artikulli paraprakNDRYSHIMET KLIMATIKE/ PARALAJMËRIMI “PËRSHTATU OSE VDIS” NGA AGJENCIA E MJEDISIT
Artikulli tjetërASTRONOMËT MARRIN VALË TË ÇUDITSHME RADIO NGA QENDRA E RRUGËS SË QUMËSHTIT