Kontrabandisti, i cili në këtë rast është një student, thuhet se është kthyer nga Kina me një version dixhital të serialit hit koreano-jugorë “Squid Game”, të ruajtur në një USB të fshehur.

Por pasi u’a shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe studentë te tjërë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit, shkruan DailyMail.

Studenti tani do të ekzekutohet me pushkatim – një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serialin e shumë shikuar.

Besohet se arrestimet u kryen gjatë javës së kaluar në provincën veriore Hamgyong të Koresë së Veriut, e cila kufizohet me Kinën.

Radio Free Asia raportoi se gjashtë persona të tjerë që panë serialin janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.