
Shoqata e gjuetarëve të Shkodrës ëshët kundër vendimit të ministrit të mjedisit Blendi Klosi për shtyerjen me pesë vite të tjera të moratoriumit të gjuetisë. Përmes një deklarate për mediat, kryetari I kësaj shoqate Zyhdi Mustafa shprehet se kjo shtyrje e moratoriumit do të privonte edhe më shumë pasionin e gjuetarëve në vitet e ardhshme.
Xhabir Mehmeti, sekretar I shoqatës shprehet se një moratorium tjetër pesë vjeçar nuk është I nevojshëm nesë ligji zbatohet nga gjuetarët.
Një nga gjuetarët më të vjetër, me 60 vite eksperiencë tregon sa e vështirë është shkëputja nga pasioni për gjuetinë si shkak I moratoriumit.
Moratoriumi I gjuetise ka hyre ne fuqi shtate vite me pare dhe pritet te shtyhet edhe pese vite te tjera.






