Ngjajne me shume me baraka sesa me stacione te linjave interurbane te nje qyteti si Shkodra.

Ndonese ato duhet te sherbejne per qytetare te shumte te cilet presin nga nje stacion ne tjetrin autobuzin per te levizuar ne destinacionet qe ato deshirojne , keto vendndalime tregojne me se shumti mjerim .

Kioska me stola te thyer dhe hera heres stolat jane zhdukur, pjese metalike te ndryshkura , xhama te thyer teksa nuk jane te rralla heret kur keto stacione shfrytezohen nga tregtaret ambulant. Nje imazh ky i shemtuar vecanerisht ne nje qytet si shkodra i cili dyndet nga turiste, te cilet sic dihet ne vendet ku jetojne transportin e kane ne standartin e duhur dhe nje nder elementet prioritare te zhvillimit.

Ndersa ne shkoder transporti publik vijon te jete problematik, ndersa infrastruktura ne sherbim te tij eshte kjo qe shfaqet sot, e shemtuar dhe aspak funksionale. Keto pamje nuk jane sekret pasi cdo dite shfaqen ne syte e secilit prej nesh, qe nga qytetari i thjeshte, turisti , pergjegjesi i sektorit te transportit publik e deri tek zyrtaret e larte .

E megjithate ashtu sic shume element te tjere jo funksional ne shkoder, edhe kjo deficence shihet me indiferentizem pasi prioritetet jane te tjera dhe njerezit duan apo sduan jane te detyruar te presin ne keto stacione , ne te kundert te paguajne taksi apo te ecin ne kembe.