
Hekurudha dhe stacionet e tyre ne qarkun Shkoder jane pjese e te kaluares dhe kete e verteton realiteti i sotshem.
I tille stacioni i fshatit Mjede.Asgjë s’ka lëvizur nga vendi. Nuk shihet aspak dora e njeriut të ketë investuar në këtë vend i cili më shumë i ngjan një vendi të braktisur, se sa një institucioni aq të rëndësishëm të transportit siç janë hekurudhat.Keshtu shprehet edhe inspektori i sherbimit Hamza Heta. Ky eshte realiteti i hidhur i stacionit hekurudhor te Mjedes, teksa treni kalon vetem nje here ne dite.Salla pritje të zbrazura, dyqane të mbyllura dhe shumë pak lëvizje. Gjallëria që ishte dikur është zhdukur tashmë, udhetimet e shumta , mbeten vetëm kujtime të së kaluarës. Tani gjithçka është ndryshe, disa trena me disa udhëtarë, lëvizin shume pak ne stacionin hekurudhor qe eshte i mbuluar pothuajse tërësisht nga merimangat. Dyer të vjetruara dhe një ndërtesë, e cila i ngjan disa objekteve të shumë shekujve më parë.






