
Në kuadër të “Javës së Evropës”, Stacioni i Trenit në Shkodër është shndërruar në një hapësirë arti dhe kujtese kolektive përmes projektit “Terminal: Vini re, vini re!”, një eksperiencë artistike e sjellë nga Eda Zari dhe Kult 360 Collective.
I pranishëm ishte edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ku së bashku me Ambasadorin e BE provuan një udhëtim të shkurtër simbolik me tren.
Për tre ditë me radhë, nga 15 deri më 17 maj, në këtë hapësirë industriale u gjenden instalacione artistike, materiale arkivore, tinguj, video-projeksione dhe performanca live, duke rikthyer vëmendjen tek historia dhe simbolika e hekurudhës shqiptare.






