“KRYEMINISTRI SHPIF PËR ÇELËSIN DHE TREGON SA POSHTË KA RËNË”. Bashkia Shkodër hedh poshtë deklaratat e kryeministrit Edi Rama një ditë më parë kur tha se kjo bashki ka vonuar tre javë për të dhënë çelësin për stadiumin “Loro Boriçi” i cili është në rikonstruksion e sipër. “Bashkia Shkodër, e ndjen për detyrë të sqarojë opinionin në lidhje me disa të pavërteta që kryeministri i vendit Edi Rama, bëri në mitingun elektoral të mazhorancës në qytetin e Shkodrës”-shprehet përmes deklaratës bashkia.

Më tej vijon “Kryeministri i vendit abuzoi në fjalen e tij. Kjo akuzë është sa qesharake dhe aq anakronike, të mundohesh të mbulosh mangësitë e proçedurave të tij për fillimin e punimeve. Dalë nga goja e një kryeminsitri, tregon sa poshtë ka rënë niveli i tij dhe i argumentave për të mbuluar paaftësinë e strukturave që ai ka ngarkuar për të rikonstruktuar stadiumin <>”-thuhet në deklaratë. Bashkia sqaron po ashtu se “ky institucioni është anashkaluar në proçedurat ligjore për hartimin dhe miratimin e projektit të rikonstrusionit të stadiumit <> edhe pse ka qenë totalisht për të bashkëpunuar sepse stadiumi është i të gjithëve”. Bashkia ka renditur edhe shkresat zyrtare në korrespondencën me qeverinë duke pretenduar se në 1 prill, nëpërmjet mediave është vënë në dijeni për miratimin e lejes të rikonstrusionit të Stadiumit” Loro Boriçi”. Më tej shkresa e ministrisë së Zhvillimit Urban është hartuar me 30 prill dhe ka mbërritur dorazi në Bashki me 2 maj, një ditë pushimi përpara se kryeministri të bënte me 3 maj “Shoun e rradhës” e cilëson bashkia Shkodër atë të inagurimit të punimeve të stadiumit. 31 ditë thotë Bashkia janë dashur për atë shkresë. Se ç’faj ka Bashkia Shkodër në këtë vonesë vetëm kryeministri mund ta gjejë-thuhet në deklaratën për shtyp. Duke përfunduar Bashkia ironizon miratimin e lejes me 1 prill nga qeveria që njihet si dita e gënjeshtrave. Në mbyllje të deklaratës ka edhe lutje për Ramën që të jetë më serioz dhe të mos shpifë aq më teoër për një objekt me plot histori siç është stadiumi “Loro Boriçi”.