Infrastruktura mbetet problem në fshatin Stajkë e pikërisht në rrugën që të con në varrezat e kësaj zone. Ky segment rrugë është bërë para disa vitesh, por për shkak të cilësisë të dobët të punimeve shtresat e asfaltit kanë pësuar carje. Në disa vende shembjet janë të dukshme, duke bërë që të vështirësohet lëvizja e mjeteve dhe banorëve, të cilët duhet të përcjellin të afërmit e tyre për në banesën e fundit.

Gropat dhe carjet e asfaltit tregojnë më së mirë gjendjen në të cilën ndodhet rruga. Në një gjatësi rreth 200 metra banorët kanë vështirësi që të përcjellin me dinjitet njerëzit e dashur.

Rruga ka një gjatësi prej 2 kilometrash edhe është rikonstruktuar në vitin 2018 duke nisur nga qëndra e fshatit Stajka deri pranë varrezave të fshatit.Por ku nuk janë bërë ende dy vite ajo ka degraduar si mos më keq duke nxjerrë sërish në pah punimet pa cilësi që kryhen sepse duhet theksuar fakti se në këtë rrugë nuk ka qarkullim të vazhdueshëm përvec rasteve kur të familjarët përcjellin në varreza të afërmit e tyre ose në raste përkujtimore.

Megjithatë nga një komunim me kreun e bashkisë Vau Dejës Mark Babani na u bë me dije se në këtë rrugë do të nisë së shpejti puna ku do të ndërhyhet brenda pak muajsh duke qënë se ky segment është në prioritetet e bashkisë Vau-Dejes.

Artikulli paraprakPOSTRIBË, NIS RIPARIMI I URËS NË DRISHT
Artikulli tjetërRIKTHEHET NË TEATËR “PRINCESHA E BIZANTIT”