PENSIONI SOCIAL, 61 KËRKESA JANË PRANUAR NGA 75 QË KANË MBËRRITUR PRANË ISSH. 1365 persona kane jane regjistruar ne menyre te rregullt prane sigurimeve shoqerore per te perfituar pensionin ndersa nga ky numer 560 prej tyre jane regjistruar me skemen e re. Keshtu shprehet drejtorja e ketij institucioni ne Shkoder Violeta Staka e cila nenvizon se skema e re tenton të ulë deficitin e krijuar aktualisht, duke mos i ulur përfitimet për personat që janë në pension.

Sa i takon pensioneve sociale Staka shprehet se deri tani ka pasur 75 kerkesa ndersa deri tani jane pranuar 61 te tilla. Cdo i moshuar mbi 70 vjec, pa te ardhura te tjera dhe resident prej 5 vitesh ne Shqiperi, nga janari I vitit 2015 ka te drejten e perfitimit te Pensionit Social. Kjo page eshte nje mundesi e mire per ata persona qe nuk kane mundur te sigurojne vitet e punes.