Drejtoria e sigurimeve shoqerore te qarkut Shkoder ka konfirmuar ecurine pozitive qe po paraqet pensioni social. Drejtuesja e ketij insitucioni Violeta Staka teka sqaron kategorite prioritare nenvizon se deri ne mesin e muajit nentor jane lidhur 99 pensione sociale.
Staka thekson se nga praktika qe shohim ka pasur persona qe jan mbi 80 vjec dhe qe skane pasur asnje te ardhur tjeter duke nenvizuar se interesi vazhdon te jete gjithnje e ne rritje.Staka shprehet se kjo eshte nje mundesi e mire per cdo pensionist qe ska te ardhura. Per te gjithe ata persona te moshes mbi 7o vjec, te cilet per arsye te ndryshme nuk kane mundur te plotesojne vitet e punes duke mos arritur qe te dalin ne pension pleqerie, tashme skema e ministrise se Mireqenies Sociale, u mundeson ketyre individeve daljen ne pension social, cka do te thote, qe nese plotesojne kerkesat e ligjit, duke qene pa te ardhura te duhura minimale te jeteses, dhe duke mos pasur perkrahje nga te afermit, automatikisht keta te moshuar perfitojne te drejten e pensionit social i cili momentalisht eshte rreth 68 mije leke te vjetra por qe me kalimin e kohes kjo shume pritet te shkoje drejt rritjes.