Standardet e reja të kopshteve,do kenë infermieri e dhomë izolimi

Sipërfaqet minimale të kopshteve nuk do të jenë më të vogla 160 m², ndërkohë që do të kenë të detyrueshme hapësirat për infermierinë, psikologun, shërbimet higjienike, depozitimin e karrocave, por edhe dhomën e izolimit në rast sëmundjesh. Ministria e Zhvillimit Urban ka miratuar standardet që duhet të përmbushë kopshtet për moshat 3 deri në 6 vjeç. Sipërfaqja bashkë me oborrin dhe hapësirat e tjera të pronës për ndërtimin e kopshtit duhet të llogaritet të paktën 20-25 m²/fëmijë, gjithsesi jo më pak se 1500 m² në total, ndërkohë që numri maksimal i fëmijëve do të jetë 125. Çdo kopsht do përmbajë domosdoshmërisht zonën e hyrjes, të pranimit, të lojërave dhe të ushqimit, kuzhinës si dhe ambientet për çlodhje, shërbime higjienike. Të ndara nga këto ambiente do të jenë hapësirat e shërbimeve të tjera, ku përfshihen lavanderia, dhoma e zhveshjes dhe e qëndrimit për edukatorët, sekretaria, infermeria e deri te dhoma e psikologut.

Artikulli paraprak“ARREST ME BURG” PËR VRASËSIN E BASHKËSHORTES
Artikulli tjetërINTEGRIMI, META NË BRUKSEL: TË FOKUSUAR TEK REKOMANDIMET