Nisur nga ngjarja e ndodhur ne datën 29 Korrik, ku një nga gazetaret e televizionit tone, gjate kohës qe po kryente detyrën e tij funksionale për informimin e publikut u dhunua nga shefi I Komisariatit të Policisë së Shkodrës, Gazmend Demrozi, Star Plus TV shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e plotë për gazetarin Senad Nikshiqi. Duke inkurajuar atë për të denoncuar këtë ngjarje nëpërmjet një kallëzimi penal, ne I bëjmë thirrje të gjitha mediave në veçanti dhe opinionit publik në përgjithësi që të solidarizohen me këtë deklaratë duke demostruar kurajo civile për lirinë e shtypit dhe të drejtën e informimit si e drejta universale që mbrohen me ligj.

Ne besojmë dhe jemi të bindur se ky individ nuk mund të përfaqësojë Policinë e Shtetit Shqiptarë, pasi arrogance në sjellje, mendjemadhësia në veprime apo brutaliteti në përdorimin e forcës janë produkt i një botëkuptimi diktatorial. Në një shtet demokratik media përkufizohet si pushteti i katërt dhe shantazhi apo dhuna kundër saj ka efektin e bumerangut. Individët si rasti i shefit Gazmend Demrozi, nuk mund të bëjne barrier në organet e rendit, me mentalitetin arkaik që ata kanë pasi punonjësit e policisë në një shtet demokratik nuk janë shprehje e dhunës apo e demostrimit të forcës por në të kundërt janë në shërbim dhe në mbrojtje të komunitetit ndaj agresorëve të dhunës. Gazetari i Star Plus TV, ka qënë në punë dhe me detyrë pasqyrimin e ngjarjes së datës 29 Korrik, mirëpo ndërhyrja e shefit Gazmend Demrozi ndaj tij në çdo rrethanë është e pajustifikueshme bazuar edhe në atë çfarë shprehëm më sipër. DEPOZITOHET KALLËZIMI PENAL NË DREJTIM TË SHEFIT TË KOMISARIATIT .Ai është në të drejtën e tij për tu mbrojtur me të gjitha mjetet ligjore ndaj agresorit ashtu siç është Star Plus TV është në të drejtën e tij për të mbrojtur imazhin duke përdorur të gjitha mjetet që I jep ligji për imazhin e gazetarit të dhunuar me siglën e Star Plus TV. Duke e mbyllur këtë deklaratë I bëjmë me dije të gjithë atyre që mendojnë si ne dhe aspirojnë për një shoqëri ku dhuna dhe brutaliteti janë në inferioritet ndaj sjelljes civilizuese dhe forcës së argumentit, se motoja e televizionit tonë ka qënë dhe do të jetë përpjekja e vazhdueshme për civilizimin dhe edukimin e shoqërisë shqiptare në rrugën e integrimit europian.

Artikulli paraprakPOLICIA ASGJESON 5916 RRËNJË CANABIS SATTIVA
Artikulli tjetërMALËSIA E MADHE E PËRFSHIRË NGA VATRAT E ZJARRIT