Ndërrimi i viteve, vjen me një kartoline urimesh ne ekranin e Star Plus TV. Prodhime te shumta, kënge dhe humor, një binom i pa ndare i natës se ndërrimit te viteve do te jene pjese e ekranit te Star Plus Tv.

Por ne e fillojmë qe herët programacionin e larmishëm te fundvitit. Qe me 31 Dhjetor, radhën do ta kenë fëmijët me Gëzuar me fëmijët 2016, një prodhim i Star Plus TV, me një performance te shkëlqyer te aktoreve te Shkodrës. Ndërkohe qe mbrëmja i është kushtuar, një binomi te Shkodrës, Sofra Shkodrane 2016, një aktivitet i organizuar per te 15-tin vit radhazi nga Agjensia Jehona e Shkodrës, ndërkohe qe prezent janë këngëtaret dhe humoristet me te njohur shkodrane dhe me gjere. Por jo vetëm me kaq, do te jete edhe spektakli i fishekzjarrëve ne Shkodër. Data 1 Janar ka një tjetër specifike. Ku padyshim per fëmijët është menduar gjithçka, me edicionin e 10-te te” Asnjë fëmijë jashtë” organizuar nga The Door, ndërkohe qe ne mbrëmje ne orën 21:00, koncerti i fundvitit ndërmendje do te jete pjese e ekranit te Star Plus Tv. Por gjate dy ditëve, prodhimet e Star Plus Tv, nuk do te mungojnë ne asnjë çast me emrat me te mire te muzikës dhe te humorit ne Shkodër, per t”ju përcjelle një kartoline te programeve ne këtë fundvit.