TË FTUAR KANË KËTË MENDIN, BASKETBOLLISTËT PREMTOJNË VITE TË TJERA SUKSESI. “Star Sport” është ndalur këtë të hënë qoftë në prezantimin e projektit për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi” dhe punës që është duke u bërë por edhe në situatën aktuale të Vllaznisë.

Duke u ndalur në disa deklarata të bëra nga këshilltarët Erogen Vaso e Armando Pali gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak. Pikërisht pikëpyetja më e madhe ka qenë në përdorimin e Vllaznisë politikisht qoftë në katër vitet e fundit por dhe pritshmëritë për të ardhmen. Sipas Vasos e Palit, Vllaznia është përdorur e mund të rrezikojë të përdoret. Në pjesën e dytë, Star Sport ka folur gjerësisht për suksesin e ekipit të basketbollit të Vllaznisë. I ftuar në studio ka qenë baskebtollisti Gjon Ndoja si dhe Nikolin Arra. Të dy kanë falenderuar tifozët për mbështetjen, por duke kërkuar më shumë mbështetje financiare për sezonin e ri e duke premtuar për të tjera suksese. Star Sport do të ndalet sërish në javët e tjera në diskutime më të gjëra për të ardhmen e Vllaznisë dhe pritshmëritë për sezonin e ri futbollistik.