“Star Sport” këtë javë ka ardhur ndryshe. Në studion e gazetarit Pirro Ruvina kanë qenë të ftuara vetëm sportistet femra duke i dhënë një vëmendje të veçantë zhvillimit të sportit tek femrat.

Pjesë e këtij emisioni kanë qenë futbolliste të ekipeve të ndryshme por edhe përfaqësuese të sporteve të tjera. “Star Sport” edhe në puntatat e ardhshme do vijojë që të jetë me tema të veçanta që zgjojnë kureshtjen e teleshikuesve të cilët janë bërë pjesë e këtij emisioni përmes mesazheve të dërguara.