ADA E VËLIPOJËS MBIJETON, E ARDHMJA PRITET TË JETË MË E SUKSESSHME. “Star Sport” është ndalur këtë të hënë në diskutime për të ardhmen e skuadrës së Vllaznisë e cila është në një udhëkryq të vërtetë. I ftuar në studio ka qenë specialisti i futbollit Hysen Zmijani, i cili ndër të tjera diskutime e përveç stadiumit dhe ndeshjes miqësore ndaj ekipit të Gjermanisë ku është aktivizuar ka shprehur haptazi se të ardhmen e Vllaznisë e shikon në një zymtësi të plotë.

Ndërsa futbollisti i Vllaznisë, Antonio Marku, një ndër titullarët e padiskutueshëm të ekipit gjatë këtyre javëve, sqaron se detyra e tij por dhe shokëve të ekipit është për të respektuar kontratën e duke shpresuar për një të ardhme më të mirë. Në pjesën e dytë, Star Sport ka patur të ftuar në studio trajnerin e Adës së Velipojës Kreshnik krepi dhe futbollistin Erbet Hotaj ku janë ndalur në diskutime tek mbijetesa e ekipit që realizoi gjatë këtij sezoni. Në javën e ardhshme Star Sport do të ndalet në një diskutim akoma më të gjërë sidomos për Vllazninë dhe stadiumin “Loro Boriçi”.

Artikulli paraprakBE, EMIGRANTËT JANË PËRGJEGJËSI E JONA
Artikulli tjetër“LORO BORIÇI” PUNIMET MBETEN TË BLLOKUARA