TË FTUARIT: SKUADRËS DUHET TI JAPIM MË SHUMË KOHË PËR RIKUPERIM. Vllaznisë duhet ti japim më shumë kohë nën drejtimin e stafit të ri teknik. Ky ka qenë konkluzioni i të ftuarve në emisionin sportiv, Star Sport. I ftuar ka qenë specialisit Hysen Zmijani që e shikon skuadren tashmë me një fytyrë të ndryshuar. I ftuari i tjetër në Star Sport ka qenë trajneri i ri i ekipit Vllaznia U-19, Amarildo Belisha i cili beson se me grupin që ka në dispozicion do të arrijë të fitojë sërish titullin kampion.

Në pjesën e dytë të emisionit, tema është fokusuar tek ekipi i Vllaznisë në volejboll për të rinj të cilët pretendojnë për fitimin e titullit kampion, ku i ftuar ka qenë trajneri Mirjan Rrahishta dhe voljebollisti Amir Draçini. Të hënen Star Sport do të vijë me të tjerë të ftuar dhe natyrisht më zhvillimet më të reja të sportit shkodranë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/OVQ06OjMimg?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakCHAMPIONS LEAGUE, SONTE DY SFIDA TË PAPARASHIKUESHME
Artikulli tjetërSHTËPIA E TË MOSHUARVE, PUNIMET DREJT PËRFUNDIMIT