KATEGORIA E PARË, TËRBUNI E BESËLIDHJA FAVORITË PËR SUPERIORE. Këtë të hënë, Star Sport është ndalur tek situata e Vllaznisë e cila po kalon një periudhë tranzite në kategorinë superiore e dukemenduar për sezonin e ri.

I ftuar në studio ka qenë zëvëndës trajneri Ilir Dibra i cili përveç komenteve për ndeshjen ka pranuar se stafi teknik shtë duke menduar për sezonin e ri ku janë duke u piketuar përforcimet e nevojshme. Përsa i përket ndeshjeve të Akademisë, trajneri i ekipit U-17, Alban Volumi beson se ekipi i tij do të bëjë një paraqitje të mirë në play-off pse jo për të synuar dhe fitimin e titullit kampion. Po ashtu këtë javë, StarSport është fokusuar tek kategoria e parë e futbollit, ku i ftuar ka qenë futbollisti i Tërbunit, Senad Lekaj si dhe ai i Besëlidhjes, Kledi Dibra duke pretenduar se lufta për të kaluar në superiore mbetet e hapur. Ndërkohë që Star Sport, do të vazhdojë deri në fund të këtij sezoni për të sjellë për të gjithë shikuesit zhvillimet më të fundit ku tashmë çdo gjë po shkon drejt finalizimit.

Artikulli paraprakEUROSTAT, SHQIPËRIA ME PAGAT MË TË ULËTA
Artikulli tjetërBASKETBOLL, SONTE VLLAZNIA SYNON TITULLIN KAMPION