Kryeministri britanik Keir Starmer ka mbërritur në Presidencë, ku po zhvillon takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj. Stramer ka ardhur në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Shqipëri. Kjo është vizita e parë e një lideri britanik në vendin tonë.

Starmer pritet të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama për të vijuar më pas me bisedimet mes dy delegacioneve. Mes dy qeverive do të nënshkruhet dy marrëveshje. Njëra do të firmoset nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu për eksportet dhe bashkëpunimin industrial. Marrëveshja e dytë nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, e cila ka të bëjë me çështjet me interes të përbashkët, një prej të cilave është emigracioni.

Në orën 12:40, dy krerët e qeverive do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp. Rreth orës 13:00, do të do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Gjatë pasdites, kryeministri Rama parashikohet të presë në një takim presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, me të cilin po ashtu do të flasin para mediave. Mbrëmjen e së enjtes, do të zhvillohet edhe një darkë informale mes krerëve të BE, kreut të NATO-s, Mark Rutte si dhe drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Të premten e 16 majit, Rama do të nisë ditën me disa takime që do i paraprijnë samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron do të qëndrojë edhe një ditë më pas për Samitin Ndërkombëtar për të ardhmen e Evropës. Në vizitën që do mbajë në Tiranë, Macron do të shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Brigitte, ku do të inaugurojnë shkollën teknologjike ‘Ecole 42’.

Artikulli paraprakKANCELARI GJERMAN I SHKRUAN NË SHQIP RAMËS: SHUMË URIME PËR RIZGJEDHJEN! VIJOJMË BASHKËPUNIMIN, MEZI PRES TË TAKOHEMI NESËR NË TIRANË
Artikulli tjetërGJIN GJONI KANDIDATI MË I VOTUAR NË LEZHË