Ka startuar në sallën e teatrit “Migjeni” edicioni I 15 “Çmimi Pjetër Gaci” një konkurs artistik ky që është I vetmi I interpretuesve të muzikës klasike ku pjesamarrja është realizuar në rang kombëtar dhe rajonal.

Pjesëmarrës ishin konkurent nga qytete të ndryshme të Shqipëris por edhe nga Kosova, Maqedonia, Mali I zi etj ku kanë performuar para jurisë së këtij konkursi . E qëllimi I këtij konkursi artistik është evidentimi I talenteve të rinj. Ky konkurs përbëhet nga tre disiplina të cilat janë: “Piano, Harqe dhe Kanto, garojnë mes tyre nxënës dhe student. Konkursi do të zhvillohet për tre ditë ku në datën 13 nëntor 2016 në orën 18:00 po në teatrin “Migjeni” do të jetë edhe nata finale ku do të ndahen edhe çmimet fituese për pjesëmarrësit. I ftuar special për atë natë është edhe Z.Paçalin Zef Pavaci violinë e parë në orketrën mbretërore të Sevilias në Spanje.