Festivali I këngës mbarëkombëtarë për fëmijë ka startuar në natën e parë të konkurimit në qendër të qytetit përballë bashkisë Shkodër.  

Përveç krijimtarisë të re në këtë festival do të ketë edhe këngë të zgjedhura në 25-vjeçarin e fundit të autorëve që nuk kanë munguar në asnjë prej edicioneve të fundit ku këngët e tyre janë të mjaft të njohura dhe të dashura për voglushët. Por e veçanta e natës së parë përveç këngëve pjesëmarrëse ishte edhe dekorimi I drejtorit të festivalit Kujtim Alia të cilit iu dorëzua titulli “Mjeshtër I madh” .

Në këtë festial janë pjesëmarrës rreth 200 fëmijë nga të gjitha trevat shqip-folëse të cilët janë nga Shqipëria, Kosova, Mali I zi dhe Maqedonia që do të marrin pjesë në konkurim për tre dite në datat 1 , 2 dhe 3 qershor ku edhe do të jetë nata finale e festivalit mbarëkombëtarë të këngës për fëmijë.

Artikulli paraprakZJARRET NË PYJE, BASHKIA SHKODËR GATI PLANIN E MASAVE
Artikulli tjetërSKEMA E RE E NDIHMËS EKONOMIKE, 5000 APLIKIME