
Ka startuar natën e së enjtes edicioni I tretë I “Shkodra n’festë”.
Tashmë e kthyer në traditë për qytetin e Shkodrës me një larmitet të gjërë organizimesh e aktivitetesh të ndryshme, ku mund të përfshihen të gjitha grupmoshat. “Shkodra n’festë” e cila ka qënë e transmetuar live në Star Plus tv në natën e parë ka startuar në performancën e “Grupi Na” të cilët kanë kënduar live për të pranishmit ku nuk ka munguar as prezenca e kryebashkiakes Ademi . Një impakt të mirë ky organizim ka pasur që në natën e parë edhe tek qytetarët. “Shkodra n’festë” është pozicionuar në pedonalen qëndrore të qytetit tonë ku deri me datën 31 dhjetorë në natën e ndërrimit të viteve do të jenë duke përcjellur sa më ngrohtë atmosferën festive.


