Mes zhurmës së valëve dhe gjallërisë së verës, në Shëngjin po zhvillohet për herë të parë panairi i librit “Valë dhe Fjalë”.Pjesë e ketij eventi kuluror janë bërë mbi 20 shtëpi botuese me qindra tituj të rinj librash, si dhe shumë autor nga shqipëria dhe kosova të cilët po bashkëbisedojnë dhe ndajnë emocionet e tyre me lexuesit.
Organizatorët synojnë të kthejnë këtë event në një traditë të përvitshme kulturore në Shëngjin.
Shkrimtaret pjesmarrës thonë se panaire të tilla, janë një mundësi e mire për të ofruar lexuesit me librin, në një kohë që bota virtueale po ecen me ritme të shpejta.
Panairi i librit “Valë dhe Fjalë” në Shëngjin do të zgjasë për dy ditë më radhe, ndërsa interesi i lexuesve që në në diten e parë ishte i konsiderueshem.

Artikulli paraprakSHIROKA, DESTINACIONI I PREFERUAR
Artikulli tjetërPËR 17 KM RRUGË, QYTETARËT DUHET TË PRESIN 3 ORË