Kushdo që do të fitojë titullin në këtë sezon, është kampionia më e dobët e 13 sezoneve të fundit. Partizani dhe Tirana në këtë sezon janë në kuotën e 9 humbjeve, që padyshim janë shumë për një ekip kryesues dhe tregon qartë luhatjet dhe pasiguritë e mëdha, që të dyja skuadrat kanë pasur gjatë gjithë sezonit.

Të dyja kanë lënë pikë në ndeshje, që konsideroheshin të kalueshme, çka ka bërë që edhe gara të jetë shumë e ngjeshur. Për të gjetur një skuadër kampione, që pësonte kaq shumë humbje, duhet të kthehemi në sezonin 2009-2010, kur Dinamo shpallej kampione me plot 10 humbje.

Pas kësaj, në të gjitha rastet e mëparshme skuadrat kampione nuk kanë qenë kaq të luhatura. Rekordin për kampionen me më pak humbje brenda një sezoni, e mban Kukësi me vetëm një të tillë në sezonin 2016-2017. Edhe Skënderbeu i sezonit 2011-2012 ka qenë pranë perfektes me vetëm 3 humbje të pësuara.

Artikulli paraprakSENATORËT AMERIKANË VIZITË NË TIRANË, BARDHI: ISHTE KËNAQËSI, PARTNERITETI SHBA DHE PD ËSHTË JETIK
Artikulli tjetërBLLOKOI NDIHMËN SHTESË USHTARAKE PËR UKRAINËN, GJERMANIA KRITIKA HUNGARISË