Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e quan të premte të zezë për PD-në, mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në një postim në facebook ish deputetja demokrate, Jozefina Topalli thotë “me letra tashmë Luli do jete i perjetshem”.

“Dje ka qene e premte e zeze per PD. Keshilli Kombetar i PD u mblodh ne fund te mandatit te tij per here te pare(pas atij zgjedhor). Per here te pare ne historine e PDSH ndodh qe ne Keshillin Kombetar te PD te mos lejohet qe te diskutohet per zhvillimet politike;

Te mos lejohet te behet nje analize e situates pas humbjeve te perseritura dhe ne veçanti pas humbjes katastrofale te 2017;

Asnje demokrat nuk mund te imagjinonte se pervec kesaj do votohej qe te mos flitej per politike, te mos diskutohej per situaten ku eshte katandisur PD. LB vendosi qe te mos flitej per politike.

Shqiperia do vazhdoje te zhytet e te vuaje nga krimi, korrupsioni e varferia, por tani qe po ben letrat e tij , askush nuk do shqetesoje me “Kryetarin e perjetshem

Jozefina nuk ka ik kurre nga bindjet e parimet e saj. As ka nevoje per karrige si ai. E kisha karrigen dhe e bera te qarte publikisht se me LB kam diferenca te medha;

Per karrigen e vet ai e kthei PD si nje karrige me rrota, qe here e shtyn me Ramen, here me LSI, por kurre me demokratet. Jozefina nuk pajtohet kurre qe per demokratet te vendose Rama me te tjere.

Lul Basha duhet te dorehiqet per rezultatin katastrofal qe i ka dhene PD;
Ai duhet te largohet per marreveshtjen e tradhetise me Ramen;per shpartallimin qe i ka bere strukturave , per rreshqitjen majtas e mbi te gjitha per moskryerjen e misionit si opozitar.

Luli duhet larguar per demin e pallogaritshem qe jo vetem i ka bere PD por mbi te gjitha vendit. Partia Demokratike duhet te ribehet.Partia demokratike ka detyre me i dal zot cdo qytetari:demokrat, socialist apo i pa parti.

Partia demokratike ka nevoje per nje fillim te ri ,rindertim, bashkim, Rithemelim. Ajo ia ka borxh shqiptareve qe i falen endrren e tyre vite me pare.

Artikulli paraprak“KËRCIM NË BOSH”, PROMOVOHET NË SHKODËR
Artikulli tjetërKORPUSI I VULLNETARËVE PASTRON SHËNGJININ