Senatori amerikan Steve Daines është duke zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Lajmin e ka konfirmuar ambasadorja amerikane, Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale. Kim u shpreh se vizita e Daines, zhvillohet si pjesë e një udhëtimi rajonal të fokusuar në stabilitetin, sigurinë energjetike dhe konfliktin në zhvillim në Ukrainë. Daines do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe drejtues të tjerë politikë.
Ndër të tjera, senatori amerikan do të vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës.

“Senatori amerikan Steve Daines nga Montana po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një udhëtimi rajonal të fokusuar në stabilitetin, sigurinë energjetike dhe konfliktin në zhvillim në Ukrainë. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai do të takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe drejtues të tjerë politikë.

Senatori Daines do të vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës, e cila do të marrë mbi 58 milionë dollarë fonde të NATO-s për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin e NATO-s. Senatori Daines shërben në Komitetin e Financave të Senatit, në Komitetin për Bankat, Strehimin dhe Çështjet Urbane, në Komitetin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore dhe në Komitetin e Senatit për Çështjet Indiane”, shkroi Kim në Twitter.

Artikulli paraprakBRITANIA PREZANTOI PLANIN PËR T’I STREHUAR NË ANIJE, EMIGRANTËT E PALIGJSHËM KËRCËNOJNË
Artikulli tjetërBILANCI I COVID-19, MSH: 11 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS. ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT