Me moton “Stop Groposjee se Besimit”, një grup qytetarësh, së bashku me frat Ndue Toplanën, u mblodhën në Kishën e Shën Ndout në Laç për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndërhyrjeve që po realizohen në këtë vend të shenjtë. Ata apeluan për ndalimin e punimeve aktuale, duke theksuar se projekti që po implementohet rrezikon ta shndërrojë këtë hapësirë fetare në një ambient të papërshtatshëm, të ngjashëm me një varrezë ose me një dalje që i ngjan një parkimi automjetesh.
Sipas qytetarëve dhe përfaqësuesve të kishës, projekti aktual cenon rëndë identitetin dhe shenjtërinë e vendit, i cili prej vitesh konsiderohet nga besimtarët si hapësirë ku kanë ndodhur mrekulli të shumta. Ata kërkojnë që të rikthehet dhe të zbatohet projekti i mëparshëm, i cili parashikon ndërtimin e një katedrale madhështore në qendër të kompleksit, në përputhje me vlerat historike dhe shpirtërore të këtij vendi.
Qytetarët apeluan që institucionet përgjegjëse të marrin parasysh kërkesat e komunitetit dhe të respektojnë ndjeshmërinë fetare të besimtarëve, duke u angazhuar për një zgjidhje që ruan dinjitetin dhe shenjtërinë e Kishës së Shën Ndout në Laç.

Artikulli paraprakPËR HERË TË PARË DRON BUJQËSOR NË FUSHË-KRUJË DHE SHKODËR
Artikulli tjetërKULLAT E LEZHËS DREJT RIJETËZIMIT