Agjencia Investigative, Informuese dhe Sensibilizuese Ndërkombëtare, “Stop Krimi” ka organizuar edhe këtë vit një niswm humanitare në kuadër të festave të fundvitit. Shoqata ka mbledhur dhurata për fëmijët e punonjësve të policisë që kanë rënë në krye të detyrës , duke sjellë gëzim dhe mbështetje për familjet e tyre në këtë periudhë festive. Drejtori ekzekutiv, Fatmir Sena shprehet se kjo nismë është kthyer tashmë në traditë dhe ka si qëllim qëndrimin pranë familjeve në nevojë, si dhe sensibilizimin e shoqërisë për sakrificën e policëve të rënë.
Heroina Ruçi, koordinatore e agjensisë ka falënderuar të gjithë kontribuesit që mbështetën këtë niswm humanitar.
Agjensia “Stop Krimi” prej vitesh angazhohet në nisma sociale dhe humanitare, ku përcjell një mesazh solidariteti dhe mirënjohjeje, duke treguar se familjet e policëve të rënë në krye të detyrës nuk janë vetëm dhe se mbështetja ndaj tyre do të vijojë edhe në të ardhmen.

Artikulli paraprakKËSHILLI I QARKUT SHKODËR MIRATON BUXHETIN E VITIT 2026
Artikulli tjetërSHKODËR, 10500 PERSONA TË VAKSINUAR KUNDË GRIPIT