Për dy ditë me radhë në Hotel Colosseo në Shkodër është zhvilluar seminari për strategjinë dhe planin e veprimit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2018.

Pjesë e diskutimeve janë bërë edhe masat që AKEP do të marrë për investime në broadband, masat për mbrojtjen e të drejtave të pajtimtarëve dhe shërbimit sa më cilësorë të të internetit dhe telefonisë. Sipas kyetarit të Këshillit Drejtues të AKEP Tiranë, Ilir Zela, këto masa pritet të përmirsojnë edhe më tej shërbimin dhe konkurencën. AKEP po diskuton me përfaqësues të Malit të Zi për uljen e tarifave roaming për dy shtetet. I pranishëm në këtë seminar ishte edhe drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare në Malin e Zi, Darko Grguroviç.

Ky i fundit shprehet se bashkëpunimi midis të dy agjensive ka qenë i frytshëm, duke zgjidhur një gamë të gjerë problematikash, duke përfshirë edhe interferimin e frekuencave. Roli kryesor i AKEP është që të promovojë konkurencën dhe investimet në infrastrukturën e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe postare, si dhe mbrojtjen e interesave të përdoruesve. Drejtuesit, sit ë Shqipërisë dhe të Malit të Zi bashkëpunojnë shumë mirë me njëri-tjetrin. Fal këtij bashkëpunimi janë rregulluar të gjitha problematikat që kanë lindur me kohën, së bashku me interferimin e valëve. Mali i Zi vitin e kaluar ka prezantuar shëtbimin LTE.

Ndërkohë që përsa i përket problematikave, janë shfaqur të tilla në zonën qëndrore dhe detare të Malit të Zi me ndërhyrje frekuencash. Megjithatë, fal bashkëpuinimit edhe të ambasadave dhe Ministrive përkatëse të të dy shteteve, është përmirësuar shërbimi për të gjithë përdoruesit e Malit të Zi për të shfrytëzuar në maksimum shërbimin, ndërkohë që e njëjta gjë shpresoj të bëhet edhe në vazhdim edhe për qytetarët shqiptarë.

Artikulli paraprakMONITORIMI I PLANIT TË VEPRIMIT PËR BARAZI GJINORE
Artikulli tjetërTË RINJTË SENSIBILIZOHEN PËR AMBJENTIN