Paraditen e së shtunës, në ambjentet e Hotel Colosseo në Shkodër është organizuar trajnimi i tretë i Intelektulëtëve të Rinj, Shpresë.

Kësaj radhe tema ka qenë strategjia e formulimit dhe puna në grup, e cila mblodhi përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile dhe jo vetëm. Këto trajnime kanë si qëllim që t’i mësojnë pjesëmarrësve si të zhvillojnë statuset dhe rregullat demokratike, mbledhjen e fondeve, punën në grup, partneritetin si dhe ndërtimin e marrëdhënieve.

Këto takime me bazë forcimin e strukturave rinore u mbështetën gjithashtu edhe nga UNDEF. Ndërkohë, pjesë e objektivave kryesore janë edhe rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e demokracisë pjesëmarrëse dhe cështjet e së drejtës.