Bashkia Shkodër në bashkëpunim me korperacionin italian organizuan konferencën e parë të projektit “Komuniteti i Së Ardhmes”, i cili synon “Ndërhyrjen e përfshirjes sociale të fëmijëve dhe të rinjve jetim të Bashkisë Shkodër”.

Pjesmarrës në këtë takim ishin Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi , kordinatori I IPSIA për Ballkan, Daniele Socciareli , zëvendës ministria e shëndetsisë, Ardiana jaku dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo.

Ky I fundit u shpreh se strehimi I të rinjve është i nevojshëm pasi prej moshës 18 vjecare ata përjashtiohen nga institucinet dhe mbesin në varfëri.

Ndërkohë kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi pasi falenderoi të gjithë pjesmarrësit tha se kjo nisëm kërkon të përfshijë destitucionalizimin e fëmijëve jëtimë duke ndërtuar një shtëpi strehimi ku shërbimi të jetë nga bashkia Shkodër.

Fëmijët jetim janë grupi më vulnerabël në Shqipëri të cilëve shpesh herë iu mohohen të drejtat e tyre dhe ky projekt jo vetëm që ju vjen në ndihmë atyre por është dhe një praktikë e mirë për tu replikuar në shkallë kombëtare.

Artikulli paraprakMAKINA AKSIDENTON PËR VDEKJE VAJZËN 7-VJEÇARE
Artikulli tjetërLETËRSIA SHQIPE NË LAJPCIG, NË FOKUS EMIGRACIONI DHE PAKICAT KOMBËTARE