Prej disa ditësh në qytetin e Shkodrës kanë nisur të vendosen struktura rrethuese pranë kontinierëve të mbeturinave. Kryesisht këto struktura po vendosen në rrugët kryesore të qytetit.
Vendosja e tyre e cila po realizohet nga ndërrmarrja e shërbimeve publike pranë bashkisë Shkodër ka si qëllim jo vetëm të rrethojë zonën e kontinierëve por edhe të krijojë një pamje sa më estetike në harmoni me rrugët e qytetit
Kjo ndërhyrje për vendosjen e strukturave pritet të shtrihet edhe në rrugët e tjera të qytetit ndërsa policia bashkiake vijon aplikimin e gjobave per personat që ndotin ambjentin duke mos depozituar mbeturinat në vendet e caktuara

Artikulli paraprakPËRMBYTJET SHKATËRROJNË SERAT E MUSHANIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË