
Nën moton “Sot për mua nesër për ty” studentët e infermerisë të Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shkodër zhvilluan seancën e radhës të dhurimit të gjakut.
Kësaj here, dhurimi i gjakut u bë në departamentin e lëndëve klinike ku pati pjesëmarrje të konsiderueshme të studentëve, të cilët i bashkohen kauzës për Talasemikët.
Nevojat për transfuzion gjaku janë të mëdha,jo vetëm për pacientët që vuajnë nga Talasemia, por edhe për raste të sëmundjeve të ndryshme
Studentët e quajnë një akt human dhurimn e gjakut për fëmijët talasemik.
Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” janë pjesë e shepesh herë e seancave vullnetare të dhurimit të gjakut në ndihmë të personave që vuajne nga Talasemia.






