Studentët e degës së ekonomikut në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë zhvilluar një trajnim mbi sfidat dhe problematikat e punësimit. Ky trajnim vjen në vazhden e aktiviteteve që shoqata “Gruaja tek Gruaja” po zhvillon në disa bashki të qarkut Shkodër. Suela Domnori përfaqësuese e shoqates “Gruaja tek Gruaja” tregon se qëllimi i këtij trajnimi është orjentimi i të rinjve drejt mundësive për punësim që ka në qytetin e Shkodrës.

Rozafa Zmijani drejtore rajonale e Zyrës së Punës në Shkodër thekson se të rinjtë janë të etur për të gjetur një punë të mirë apo të krijojnë mundësi të vetëpunësimit.

Ky trajnim erdhi në vazhdën e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të projektit “Pjesëmarrja dhe Fuqizimi i Rinisë në Veri të Shqipërisë” që organizata “Gruaja tek Gruaja” po zbaton.

 

Artikulli paraprakAVOKATI I POPULLIT: JA ANKESAT E SHTRESAVE VULNERABËL
Artikulli tjetërNIS ZYTARISHT PUNA NË QENDRËN E ANKANDIT TË PESHKUT