Studentët e gazetarisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të cilët sollën katër filma me metrazh të shkurtër do të konkurojne në Festivalin Ballkanik të Filmit i cili do të mbahet në Pogradec.

Këta studentë patën një eksperiencë unike falë projektit të USAID “Drejtësi për të Gjithë“ që solli në Universitetin e Shkodrës ekspertë të njohur të medias dixhitale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trajnimin e studenteve deri në finalizimin e filmave.

Lajmin e ka bërë të ditur pedagogu dhe gazetari, Ardi Hoti, i cili përmes një statusi në ‘Facebook’ shkruan:

Filmat e shkurtër të prodhuar nga studentët e Gazetarisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës që u vlerësuan me vendin e parë do të jenë pjesëmarrēs edhe në Festivalin Ballkanik të Filmit që do zhvillohet më 5 shtator.
USAID/Albania

Artikulli paraprakNGA KAMPION BOTE TE DËSHTIMI ME SCHALKE 04, SHKODRAN MUSTAFI RIKTHEHET NË LA LIGA
Artikulli tjetërI INFEKTUAR ME COVID-19/ XHAKA POSTON FOTON, MOURINHO BËN KOMENTIN EPIK: MERR VAKSINËN GRANIT