11 studentë të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, nga fakulteti Ekonomik janë bërë pjesë e një projekti që mundësoi për herë të parë shkëmbimin e eksperiencave të studentëve shqiptarë në Amerikë. Një pjesë prej tyre janë kthyer në Shqipëri për të kontribouar në industrinë e turizmit.
Përgjegjësja e departamentit të turizmit Mirjam Dibra tregon se përveç studimeve në auditor, studentët kanë mundësi të bëhen pjesë e projekteve të tilla.
Aktualisht, gjashtë studentë janë në Amerikë dhe po zhvillojnë këtë projekt, ndërkohë që 5 studentët e kthyer po përdorin eksperiencën e fituar në Amerikë për të rritur standartin e shërbimit në strukurat hoteliere në Shkodër